Volejboll femra, Italia mposht Turqinë në finale dhe shpallet kampione bote

Sport | 1 vit më parë

Italia fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Volejbollit për Femra. Italia është kampione bote për herë të dytë në historinë e saj. Në Bangkok (Tajlandë), vajzat e Velaskos kanë mposhtur Turqinë me rezultatin 3-2 (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8) në një finale shumë të luftuar.

Njëzet e tre vjet pas medaljes së artë në Berlin (2002), skuadra italiane e femrave ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në Kampionatin Botëror, falë fitores së 36-të radhazi, padyshim më e bukura dhe një nga më të luftuarat.

33 pikët e Vargasit nuk mjaftuan për Turqinë, ndërsa Egonu me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Italinë.

Në 14 muajt e fundit Italia e femrave në volejboll ka fituar, Ligën e Kombeve 2024, Lojërat Olimpike Paris 2024, Ligën e Kombeve 2025.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme