Volejboll/ Vajzat kuqezi, gati për Raundin e Dytë të CEV Volleyball European League 2026

Pas përfundimit të raundit të parë, Kombëtarja e Shqipërisë për femra vijon rrugëtimin e saj në European League 2026, këtë herë në Rumani, ku do të zhvillohen ndeshjet e Raundit të Dytë.
Në këtë raund, vajzat kuqezi do të përballen me përfaqësueset e Rumanisë dhe Malit të Zi, në dy sfida të rëndësishme që do të kërkojnë përqendrim, karakter dhe shpirt gare.
Raundi i dytë zhvillohet në Rumani, nga data 12 deri më 14 Qershor.
Programi i ndeshjeve të Kombëtares sonë:
Shqipëri
Rumani ![]()
12 Qershor
15:30
Alba Blaj Arena, Blaj, Rumani
Mali i Zi
Shqipëri ![]()
13 Qershor
15:30
Alba Blaj Arena, Blaj, Rumani
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




