Vonon rinovimi me Juventusin, Milani tenton sërish Vlahoviç me ndihmën e Nkunku

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Comolli shtyn firmën e lojtarit në fund të sezonit. Nëse shet francezin, “Djalli” ka paratë për pagën e sulmuesit të bardhezinjve.

Juventusi merr kohë për Dushan Vlahoviç, Milani hidhet sërish në sulm. “Mos prisni të reja mbi rinovimin para fundit të sezonit”, – tha ditët e fundit administratori i klubit torinez, Damien Comolli.

Vlahoviç është një lojtar i çmuar për trajnerin Luciano Spalletti, por firma nuk është më e sigurt si më parë për shkak të dëmtimeve të sulmuesit serb. Pas 75 ditësh numri 9 i Juventusit mund të jetë një lojtar i lirë, pasi edhe “ndeshja” ekonomike mes tij dhe klubit është ende në fillim.

Drejtuesit e Juventusit dhe njerëzit e lojtarit janë duke arsyetuar. Flitet për reduktim page në kontratën e re, pasi torinezët nuk duan ta humbin lojtarin me parametra zero, duke ditur edhe interesimin e Milanit.

Allegri e vlerëson shumë sulmuesin nga Beogradi dhe nëse klubi ia plotëson dëshirën, do t’i besonte barrën e repartit të avancuar. Kuqezinjtë duan një sulmues qendre, pasi nuk mund të vazhdojnë me dyshen Leao-Pulisiç, të dy sulmues anësorë. Igli Tare po tenton sërish Vlahoviç, blerja e të cilit do të financohej me paratë e Christopher Nkunku. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea mund të mbushë arkën e Milanit dhe ato të ardhura do të ishin të destinuara për afrimin e Vlahoviç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme