Vora e Partizani, barazim i varfër

Vora dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e javës së 10-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.
Në “Arena e Demave”, me Vorën si pritëse, skuadrat u përpoqën të imponojnë lojën e tyre, me të kuqtë që u ndalën nga shtylla dhe traversa.
Megjithatë, goli mungoi dhe në fund skuadrat u pajtuan me barazimin pa gola, që nuk ndryshon asgjë në klasifikim. Vora është në vendin e 7-të me 11 pikë, Partizani në vendin e 8-të me 9 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




