Vora prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Vora prezanton blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Mesfushori Orgito Ruci nga dita e sotme është zyrtatisht një lojtar i Vorës. 20-vjeçari së fundmi është aktivizuar me Panionios në Greqi, ndërsa është aktivizuar edhe me skuadrat e moshave të kombëtares kuqezi në të kaluarën.

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Orgito Ruci është zyrtarisht futbollist i Vorës.

Mesfushori 20-vjeçar është formuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi.

Orgito ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme