Vora rrëmben tri pikë në Rrogozhinë, humbja e tretë radhazi për Egnatian

Vora ka arritur të rrëmbejë tri pikë në Rrogozhinë, në javën e 33-të të “Abissnet Superiore” duke mposhtu Egnatian me rezultatin 2-0 në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Sfida mori një drejtim të caktuar që në minutat e para, portieri i rrogozhinasve, Tandilashvili bëri një dhuratë për vorakët, me Kasallën që e dërgoi topin në rrjetë.
Pa u mbushur gjysmë ore lojë, VAR akordoi një 11-metërsh për Vorën me Kasallën që u tregua i saktë nga pika e bardhë duke dyfishuar shifrat. Egnatia provoi të reagonte, krijoi disa mundësi shënimi, por pa sukses.
Mbyllet me fitoren 2-0 të Vorës, që ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke e bërë luftën për mbijetesë mjaft të ndezur. Humbja e tretë radhazi për rrogozhinasit përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesë: pas Tiranës dhe Flamurtarit, tani dorëzohet dhe përballë vorakëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



