Vora-Tirana në RTSH, Nuhiu: Çdo ndeshje është një finale për ne

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku kërkon vazhdimësi në rezultate, që skuadra bardheblu ti largohet fundit të renditjes.

“Futbollistët treguan karakter, sepse ishte një ndeshje vërtetë e rëndësishme, me presion, por e luajtën me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Çdo ndeshje e shohim si të rëndësishme për shkak të pozicionit ku jemi, nesër na pret një skuadër e fortë, që vrapon vërtetë shumë dhe është e mirë organizuar, do të përqendrohemi te kualiteti dhe skuadra jonë. Do mundohem t’ju marr më të mirën lojtarëve, duam të luajmë një ndeshje perfekte, çdo ndeshje është e rëndësishme për ne për të ecur mirë.

Përforcimet janë adaptuar me grupin, po ecin mirë, po njihen në çdo seancë edhe më shumë, por po mundohemi të bëjmë më të mirën. Me një futbollist qendërmbrojtës është arritur akordi, ai pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe pritet ti bashkohet skuadrës pas kësaj ndeshje. Lojtari vjen nga jashtë.  

Objektivi primar është ndeshja e nesërme kundër Vorës, s’duhet të shohim lart, të mos gabojmë dhe të shohim çfarë do na sjell. Do mundohemi ta thyejmë tabunë duke u mbështetur te kualiteti jonë”, ka thënë mes të tjerash Nuhiu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme