Votimi elektronik, KQZ ngre 4 qendra testimi për qytetarët në Tiranë dhe Vorë

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Katër qendra testimi për votimin elektronik janë hapur në Tiranë dhe Vorë.

Qytetarët e njësisë bashkiake nr. 10, por edhe ata të Bashkisë Vorë, kanë mundësinë të provojnë sistemin e votimit çdo ditë, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të shterojnë çdo paqartësi përpara se të votojnë.

Dhjetëra qytetarë kanë kryer prova dhe e kanë mirëpritur këtë sistem, i cili nuk aplikohet për herë të parë në njësinë nr. 10, duke e cilësuar si modern dhe praktik.

“Nuk kisha asnjë lloj vështirësie. Shumë më e thjeshtë se puna me fletë.“

“…për moshën tonë absolutisht jo, por mendoj edhe për moshën e tretë është shumë kollaj.“

“Mirë është kjo mënyrë votimi, por për ne moshën e vjetër është pak e ngatërruar dhe duhet dikush që të na udhëzojë atje.“

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se procesi është i thjeshtuar dhe çdo pajisje do të shoqërohet me një operator të KQZ-së, i cili duhet ta ndihmojë votuesin edhe gjatë testimit, por edhe më 11 maj, pa e nxitur të votojë për një subjekt apo koalicion të caktuar.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme