Votimi nga jashtë Kosovës, KQZ miraton mbi 131 mijë nga 142 mijë aplikime për atë proces 

Kosovë | 6 muaj më parë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë Valmir Elezi bëri me dije se është përmbyllur shqyrtimi i të gjitha aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas tij, nga LLC142 mijë e 803 kërkesa të pranuara për regjistrim, janë miratuar 131 mijë e 800 aplikime, ndërsa u refuzuan rreth 11 mijë prej tyre dhe anuluar 96 të tjera. Elezi theksoi se votimi përmes postës është mënyra më e përzgjedhur e votimit nga diaspora e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri me dije gjithashtu  se votimi përmes postës nis më 25 maj dhe përfundojë më 6 qershor. Ndërsa një ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit do të zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botë.

Një  ditë më parë KQZ publikoi listat me 902 kandidatët e certifikuar për deputetë të 21 subjekteve politike.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit mbahen pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme