Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e dyshuar A.I., për vrasjen e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.
Ngjarja tragjike ndodhi më 6 nëntor, kur dy vëllezër mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa si autor i dyshuar u identifikua dhëndri i tyre, A.I., i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka konfirmuar se viktimat dhe i dyshuari kishin lidhje familjare, ndërsa motivi i krimit ende nuk është përcaktuar.
Hetimet rreth ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikohen më shumë detaje në ditët në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




