Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Gjykata e Prishtinës dënon katër të akuzuar me burg dhe gjoba

Rajon | 2 vite më parë

Me më shumë se 4 vite burg secilin i ka dënuar gjykata themelore e Prishtinës katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivaniç që u vra para gjashtë vitesh para godinës së parisë së tij iniciativa qytetare në Mitrovicën e veriut. 

Gjykata vendosi masën e dënimit  me 4 vite e gjysmë burg dhe  4500 euro gjobë për Nedeljko Spasojveić akuzuar për veprën penale të pjesëmarrjes në grup kriminal që organizoi një vrasje. Për të pandehurin  Marko Rosiç, i akuzuar për të njëjtën vepër penale,  gjykata  e Prishtinës dha masën e dënimit me 10 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë, për Dragisha Markoviç, ish polic akuzuar për keqpërdorim detyre u dënua me katër vite burg, dhe Zharkov Jovanoviç, edhe ai ish-polic i akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe armëmbajtje pa leje  u dënua me katër vite burg dhe 1 mijë euro gjobë.

Sillvana Arsoviç, sekretare e Ivanoviç, u shpall e pafajshme për akuzën se ishte pjesë e një grupi kriminal. Rade Basara, një tjetër person I ndaluar për ngjarjen u lirua nga akuzat javën e shkuar për shkak të mungesës së provave ndaj tij.  Të dënuarve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Ata nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi.

Në  vrasjen e Ivanoviç dyshohet të jenë të përfshirë edhe Zhelko Bojiç, ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe Zvonko Vesellinoviç, biznesmen nga veriu i Kosovës,  por ndaj tyre nuk është ngritur zyrtarisht ndonjë akuzë pasi janë në arrati.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme