Vrasja e tregtarit në Lushnjë në 2019, SPAK përfundon hetimet, kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetaj. Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin

Aktualitet | 4 muaj më parë

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40 vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash.

Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës në 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ky ai po konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës.

40 vjeçari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka patur rolin e ndihmësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme