Vuçiç dhe Dodik bisedojnë për rezolutën për Srebrenicën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua të premten në Beograd me Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska.
Ndër temat kryesore për të cilat biseduan ata ishte edhe një rezolutë për Srebrenicën, e cila pritet të dalë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.
“Tema kyçe e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Republikës Sërpska, si dhe reagimi i mbarë popullit serb për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, shkroi Vuçiq në rrjetin social Instagram.
Vuçiç tregoi gjithashtu se e ka njoftuar Dodikun “për përpjekjet që Republika e Serbisë po bën për t’i mbrojtur interesat jetike dhe kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare”.
Vuçiç tregoi gjithashtu se e ka njoftuar Dodikun “për përpjekjet që Republika e Serbisë po bën për t’i mbrojtur interesat jetike dhe kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare”.
Vuçiç përsëriti se miratimi i një rezolute të tillë “do të thotë hapje e kutisë së Pandorës për të ardhmen, duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”.
“Presidenti Dodik më informoi për bisedimet që pati në Budapest me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe perspektivat e mëtejshme për zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Sërpskas”, thuhet në njoftim.
Ai shtoi se Dodiku e paralajmëroi se miratimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë do të kishte “pasoja katastrofike për marrëdhëniet brenda Bosnje e Hercegovinës”.
Një propozim-rezolutë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj.
Propozim-rezoluta, mes tjerash, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




