“Vulosi” fitoren e Interit, Asllani në formacionin e javës në Serie A

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi golin që vulosi fitoren 1-0 të zikaltërve.
Mesfushori shqiptar luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i asaj sfide. Sot Asllani ka marrë një tjetër vlerësim, pasi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Mesfushori shqiptar i Interit është vlerësuar me notën 8 dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar të javës së 35-të të Serie A.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



