Wanda Nara sulmon gratë e futbollistëve

Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, ka folur hapur kundër stilit të jetesës së grave të futbollistëve (Wags) që jetojnë nën hijen e partnerëve të tyre.
Sipas Wanda Naras, nuk është e drejtë që vendosin t’i përkushtohen vetëm argëtimit gjatë ditës dhe këtë e ka bërë të qartë në intervistën e dhënë për programin argjentinas Olga en vivo: “Pa shoqëruesit e tyre janë asgjë, duhet të bëjnë diçka për veten e tyre. Ka kaq shumë gjëra për t’u marrë parasysh.”
Më pas Wanda Nara vazhdon fjalën e saj dhe saktëson: “Duhet të jenë të kënaqura dhe të kenë mundësinë të thonë “Unë po iki”. Dhe nëse qëndrojnë, është mirë, por shumë qëndrojnë sepse nuk kanë asgjë tjetër. Sepse nuk kanë zgjedhje tjeter. Janë mësuar me festën, me eventin, me paratë… Por pa partnerët e tyre janë asgjë. Janë bosh”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




