Xabi Alonso-Real, Leverkusen: Nuk vendosim pengesa

Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, foli për lamtumirën e mundshme të trajnerit Xabi Alonso me Real Madridin. “Ka një marrëveshje zotërinjsh – fjalët e drejtorit gjerman -. Nëse një klub për të cilin ai ka luajtur vjen për të negociuar, ne do të ulemi dhe do të flasim pa vënë pengesa”.
“Ne tashmë po planifikojmë përgatitjen dhe skuadrën me Xabi Alonson. Nëse ai do të largohej në fund, ne duhet ta sqarojmë me të në javët e ardhshme. Nuk mund të presim deri në fund të sezonit”.
Ndërkohë, për yllin e skuadrës, Florian Wirtz, Carro shtoi:
“Unë pres që ai të qëndrojë. Nuk ka asnjë ofertë nga Bayern. Ata flasin shumë, por nuk është korrekte, duket thjesht si një shfaqje”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



