Yamal kundër Mbappé: Zbulohet data dhe ora e “El Clasicos”

Pritja mbaroi. “El Clasico” e parë e sezonit ka një datë dhe orë të caktuar: siç është konfirmuar nga një njoftim zyrtar, superndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15.
Ndeshja e javës së 10-të të LaLigas do të shohë Real Madridin e renditur në krye të tabelës të presë rivalët blaugrana në “Santiago Bernabeu”.
Situata te Reali
Trajneri spanjoll, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para, ka bërë një nisje të shkëlqyer të sezonit, e përforcuar më tej nga një debutim me fitore në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës. Kylian Mbappé duket në formë, Franco Mastantuono ka shënuar tashmë golin e tij të parë në La Liga, Arda Guler duket se është rigjallëruar me Xabi Alonson, ndërsa Vinicius Jr. është ende duke gjetur formën e tij më të mirë.
Situata te Barcelona
Nga ana tjetër, Barcelona e humbi Gavin për të paktën 4-5 muaj dhe, pas njëfarë pasigurie fillestare, duket se është rikthyer të bindë në kampionat, pavarësisht mungesës së Lamine Yamal. Hansi Flick padyshim do të dëshirojë të ruajë trendin pozitiv në përballjet e fundit me Real Madridin, pasi ka fituar 4 nga 4 Klasiket e luajtura sezonin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



