Yildiz-Milik, Juventusi mbyll turneun australian me fitoren kundër Palermos

Dy skuadrat italiane janë përballur në “Optus Stadium”, në përgatitjet para sezonit të ri. Bardhezinjtë kanë fituar 2-0.
Juventusi i trajnerit Luciano Spalletti ka mundur 2-0 Palermon e Pippo Inzaghi në Perth. Ndeshja u zhbllokua nga goli i Kenan Yildiz, kapiten rastësisht këtë herë, ndërsa goli i dytë mban firmën e polakut Milik.
Paraqitje bindëse në të dyja fazat e lojës për bardhezinjtë. Janë dallur mes të tjerëve Conceicao, Celik dhe Perin, që në shtesë shpëtoi golin e 2-1 me një pritje të mrekullueshme ndaj Douaron në zonën e rreptësisë. Kolo Muani pati dy raste të pastra për gol, por nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës.
Formacionet fillestare
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Celik, Gatti, Koopmeiners, Cabal; Douglas Luiz, McKennie; Conceicao, Yildiz, Alajbegovic; Kolo Muani
PALERMO (4-2-3-1): Joronen; Cassandro, Ceçaroni, Magnani, Augello; Hernani, Ranoçhia; Johnsen, Segre, Gyasi; Pohjanpalo
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




