Ylli i radhës që vjen nga “La Masia”, Dro Fernandez ka magjepsur trajnerin Flick

Hansi Flick nuk ka frikë të marrë rreziqe. Trajneri i Barcelonës e ka demonstruar tashmë besimin e tij të fortë në meritokraci: ai nuk heziton të lërë në stol veteranë ose të promovojë talente të reja nga akademia e të rinjve. I fundit që përfiton nga kjo filozofi është Dro Fernández, një 17-vjeçar i cili ka fituar një vend mes “të mëdhenjve”.
Dro, emri i plotë i të cilit është Pedro Fernández Sarmiento, hyri në fushë në minutën e 80-të të miqësores kundër Vissel Kobe, duke zëvendësuar Marcus Rashford, dhe tetë minuta më vonë shënoi golin e tij të parë për Barçën. Ishte një debutim ëndrrash për mesfushorin e ri sulmues, i cili tashmë ka luajtur për ekipin kombëtar spanjoll U17.
I lindur në Vigo, Dro mbërriti në La Masia në verën e vitit 2022. Ai aktualisht luan në ekipin “Juvenil A” dhe ka një kontratë deri në vitin 2027. Barça ka filluar tashmë diskutimet për të zgjatur kontratën e tij: askush në klub nuk dëshiron ta humbasë këtë talenti të pastër, me teknikë të shkëlqyer, vizion, kreativitet dhe aftësinë për të thyer linjat. Flick e donte në ekipin e parë për turneun aziatik, pasi e pa atë duke u stërvitur në Sant Joan Despí.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




