“Zagreb 2025”/ Valiev kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të Mundjes, mund Veliev me superioritet teknik

Për Shqipërinë është një ditë e madhe në Botërorin e Mundjes 2025. Në “Zagreb 2025” Chemen Valiev ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të disiplinës së stilit të lirë për peshat deri në 74 kg.
Mundësi kuqezi ka mundur edhe rivalin e dytë ditën e sotme, i cili përfaqësonte Belgjikën në këtë turne. Në një duel që zgjati 02:23 Chermen Valiev mundi 12-2 Ibragim R. Veliev duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve.
Në çerekfinale Valiev do të ndeshet me mundësin amerikan David A. Carr, i cili renditet i 16-ti në renditjen e mundësve në glob.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




