Zalewski e Asllani, Interi “pushton” Torino

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në ndeshjen e javës së 36-të të Serisë A, Interi pushtoi Torinon duke rrë,byer një fitore 2-0. Në Olimpico Grande Torino, zikaltërit u kujdesën për ecurinë pas natës magjike në San Siro kundër Barcelonës, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë, ku Zalewski (14′) hapi rezultatin me një goditje të fortë dhe precize nga distanca dhe Asllani dyfishoi rezultatin nga pika e penalltisë (49′) në pjesën e dytë.

Një sukses që u mundëson të besuarve të Inzaghit të qëndrojnë në ndjekje të Napolit për luftën për titull, me dy ndeshje nga fundi. Zikaltërit në vendin e dytë ndodhen aktualisht në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Torino në vendin e 110të në kuotën e 44 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme