Zaptimi i hapësirave publike në Vlorë, kryebashkiakja Mersini paralajmëron masa për rregull dhe pastërti

Aktualitet | 11 muaj më parë

Tabela, automjetet dhe objekte të tjera të vendosura pa leje kanë shqetësuar seriozisht qytetarët, duke penguar qarkullimin dhe duke dëmtuar rendin publik. Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, deklaroi se situata është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Paralajmërimet e para janë dhënë tashmë, ndërsa në ditët në vijim do të fillojë zbatimi i masave të rrepta ndaj çdo shkeljeje.

Aksionet e pastrimit do të vijojnë çdo ditë dhe të gjitha ekipet e bashkisë do të jenë në terren për rikthimin e rendit dhe pastërtisë. Mersini paralajmëroi gjithashtu se mbetjet e punimeve të ndërtimit, të lëna për muaj të tërë në zona publike, nuk do të tolerohen më dhe bëri apel për bashkëpunim nga banorët dhe bizneset.

“Bashkia ka detyrimin të ndërhyjë, por qyteti nuk mund të mbahet i pastër pa ndihmën e të gjithëve,” tha kryetarja Bruna Mersini, duke theksuar se kjo është faza e fundit e paralajmërimeve për lirim vullnetar para aplikimit të masave në të gjithë territorin.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme