Zelensky: Thirrja e Trump për të ngrirë vijat aktuale të frontit, një ‘kompromis i mirë’

Zelenskyy thotë se thirrja e Trump për të ngrirë vijat aktuale të frontit është një ‘kompromis i mirë’
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se thirrja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që Ukraina dhe Rusia të ndalen në vijat aktuale të frontit, është “një kompromis i mirë”.
Por Zelensky, i cili po viziton vendet nordike , shtoi se dyshonte se presidenti rus Vladimir Putin do ta mbështeste atë.
“Trump propozoi ‘të qëndrojmë aty ku qëndrojmë dhe të fillojmë bisedën’. Mendoj se ky ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt se Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë këtë presidentit të SHBA-së”, deklaroi ai.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur planet për të mbajtur një samit midis Trump dhe Putin në Budapest janë ngrirë, pasi u raportua se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ishin bashkuar për të nxitur një armëpushim pa lëshime territoriale nga Kievi.
Megjithatë, Rusia theksoi sot se përgatitjet për një samit presidencial midis Putinit dhe Trumpit po vazhdojnë ende.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




