Zelensky: Trump mund t’i japë fund luftës, vetëm nëse në  bisedime përfshihet Ukraina

Botë | 2 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Trump mund t’i japë fund luftës me Rusinë, por vetëm nëse Ukraina përfshihet në bisedimet e paqes.

Sipas tij, marrëveshja për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë mund të arrihet nën presidencën e Donald Trump, por kërkoi që Kievi të përfshihet në çdo bisedim për paqe.

Gjithashtu, presidenti ukrainas u shpreh se kushtet e çdo marrëveshjeje që mund të lindin nën presidentin e ri të SHBA janë  ende të paqarta – dhe mund të mos ishin të qarta as për vetë Trump – sepse Vladimir Putin nuk ka asnjë interes për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, presidenti rus ka theksuar se është i hapur për bisedime me Trump për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë luftën e vendit të tij në Ukrainë, duke u shprehur se “ne besojmë deklaratat e presidentit aktual për gatishmërinë e tij për të punuar së bashku. Ne jemi gjithmonë të hapur për këtë dhe të gatshëm për negociata.”

Nga ana e tij Trump ka shprehur gatishmërinë për të folur me Putinin për përfundimin e luftës, një kontrast me administratën në largim të Joe Biden, i cili shmangu liderin rus.

Trump madje premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve të tij të para në Shtëpinë e Bardhë – pa thënë se si, dhe ndihmësit kanë sugjeruar që atëherë një marrëveshje mund të zgjasë muaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme