Zgjedhjet e 11 majit, Pëllumbi: PS me fitore edhe më të thellë se ajo në 2021

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se kjo forcë politike synon një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, madje edhe më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, kur mori 74 mandate. I ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH, Pëllumbi theksoi se sondazhet e nxjerrin PS-në “pa diskutim” një forcë fituese.

Ndalur në qarkun e Tiranës, Pëllumbi tha se PS synon të marrë 20 mandate, nga 18 që mori në zgjedhjet e kaluara.  

“Ne sot kemi 18 mandate në Tiranë dhe po të marrësh parasysh që Tiranës i është shtuar 1 mandat kemi si synim minimal 19 mandate, por luftojmë për 20. Të gjitha sondazhet jo thjeshtë na nxjerrin fitues, por edhe me një fitore të qenësishme, ndoshta edhe më të madhe se ajo e 2021. Ne nuk e diskutojmë që do shkojmë përtej rezultatit të 2021, do jemi më lart se kaq”, u shpreh Pëllumbi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme