Zgjedhjet e 11 majit, Rama falënderon diasporën: Iu bashkuan trenit të fitores

Diaspora shqiptare, që votoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit mori një falenderim nga kryesocialisti, njëherësh kryeministër, Edi Rama.
Nëpërmjet një mesazhi, zoti Rama, ndërsa falënderoi bashkatdhetarët për mbështetjen në zgjedhjen e 11 majit, vë theksin në fitoren dhe objektivin kombëtar: Anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për SHQIPËRINË 2030 në BE’’, shkruan kryeminstri Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




