Rama mbyll fushatën në Lezhë: Kush voton partitë e vogla e bën nga inati i të mëdhave

Politikë | 1 vit më parë

Gjatë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lezhë, kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së,  Edi Rama komentoi lobimin 6 milion dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA, duke akuzuar opozitën se është në ankth për shkak të afrimit të ditës së zgjedhjeve. Sipas Ramës, opozita e ka gati edhe alibinë për humbjen e zgjedhjeve.

“Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar, po Bufi çfarë kënge ka kënduar që mori 6 mln dhe i nisi për Amerikë për të hequr nga veshi atë matrikullimin që i kanë vënë atje. Mesa kuptoj unë, i mori Latifi gjithë ato lekë se do bënte magji këtu, Latifi nuk dihet nga është, magjia mesa duket nuk po funksionon. Bufi ka filluar historinë që po afrohen jo zgjedhjet, por vjedhjet. Do vazhdojë deri të premten të tregojë se sa i tmerruar jam unë sa madhështore do jetë fitorja. Më 11 në darkë do thotë sa madhështore fitorja. Më 12 do dali një tjetër do thotë fitorja është në kuti, numërojeni me kujdes. Me 13 do dali bufi do thotë vjedhja më madhështore në historinë e Shqipërisë, të dalim në revolucion etj…”, tha Rama

Rama u ndal edhe tek partitë e reja opozitare që garojnë në këto zgjedhje ku tha se ato  përfaqësojnë interesa të vogla dhe kush voton këto parti e bën nga inati i të mëdhave.

“Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t’ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s’duhet të jetë çështje inati. Shqipëria duhet të ulet në negociata, e kemi ulur ne dhe do ti mbyllim ne”, u shpreh kryeministri.

Pas problemeve të fundit me shpërndarjen e zarfave të votimit në diasporë, Rama u bëri thirrje shtetasve jashtë vendit që të tërheqin zarfat dhe të votojnë pa humbur kohë.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë regjistruar për të votuar që zarfat që ju shkojnë nëpër shtëpi, ti marrin t’i hapin, të vënë votën te numri 5 dhe t’i kthejnë mbrapa se është gjynah që janë regjistruar dhe t’i mbetet zarfi në postë apo shtëpi, pa e dhënë kontributin e tyre në këtë  takim me historinë”, tha Rama.

Më herët pasditen e sotme (4 maj), Rama përmendi edhe investimet e kryera në këtë qark në dekadën e fundit, gjatë qeverisjes socialiste. Rama theksoi se në total janë investuar 218.4 mln. Sipas kryeministrit, është krijuar 95% akses brendapërbrenda qarkut, ku 45 mln euro janë investuar vetëm për infrastrukturën e brendshme.

“Në këtë dekadë ne kemi arrit të krijojmë 95% akses brendapërbrenda qarkut. 45 mln euro vetëm, për infrastrukturën e brendshme. Te rigjenerimi urban, Laçi sot është një qytet tjetër komplet. 8.5mln euro investime, 18 projekte. 23 mln euro rindërtim dhe ka edhe disa problematika të tjera dhe pa u fut në shtëpi edhe banori i fundit, nuk ikën Ulsi Manja nga Lezha. 2.5 mln të investuara për projekte në mbrojtjen e mjedisit dhe turizëm. Te ujësjellës kanalizimet, këtu është miti tjetër i madh që s’ka ujë në asnjë vend, ndërkohë që 38 mln euro në 17 projekte janë investuar në ujësjellës kanalizime në qarkun e Lezhës. Te energjia, Lezha ka një karakteristikë që t’i rrit kapacitet e energjisë, por rriten edhe kapacitet e hotelerisë, ama 36 mln euro janë investuar për të përmi9rësuar rrjetin e shpërndarjes dhe cilësinë e shpërndarjes në qarkun Lezhë. Në arsim, 55 projekte, sot Lezha ka shkolla si në Europë.  Spitalet, kemi spitalin e Kurbinit, Lezhës dhe në Mirditë dhe janë 20 mln euro, por ajo që po pres me padurim është të hapim spitalin plotësisht të rindërtuar të Lezhës, aty po vijojnë edhe aparaturat e fjalës së fundit. Totali i investimeve 218.4 mln euro në qarkun Lezhë. Këtu nuk llogariten ça janë rrugë kombëtare”, deklaroi kryesocialisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme