Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë/ Voton kandidati Gramoz Sako: Ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime

Politikë | 12 muaj më parë

Kandidati i PS, Gramoz Sako, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tepelenë. Pas procesit të votimit, Sako i bëri thirrje banorëve të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e lire.

“Sapo votova në fshatin e lindjes, në Nivicë. U bëj thirrje të gjithë banorëve të Bashkisë Tepelenë të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, bëri thirrje Sako.

Për Bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.

Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme