Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, 171.895 qytetarë kanë të drejtë vote për zgjedhjen e kryebashkiakut
Të dielën më 9 nëntor qytetarët e Vlorës i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ në këtë proces kanë të drejtë vote 171.895 qytetarë të regjistruar në territorin e bashkisë.
Në garë për të parin e qytetit janë tre kandidatë: Brunilda Mersini përfaqësuese e Partisë Socialiste, Dionis Sota kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, dhe Gjergji Nika kandidat i pavarur.
Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 18:00 ndërsa procesi do të monitorohet nga vëzhgues të KQZ dhe përfaqësues të forcave politike. Sipas planifikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Bashkinë Vlorë do të jenë të hapura KZAZ 4 , QV 232
Vakanca në Bashkinë e Vlorës u krijua pas dorëheqjes së Ermal Dredhës i cili drejtoi këtë institucion për rreth 2 vite. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 Ermal Dredha fitoi me rreth 70.55% të votave ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Hysni Sharra mori 29.45 % të votave.
Zgjedhjet e 9 nëntorit konsiderohen një proces vendimtar për administratën vendore duke përcaktuar drejtimin e Bashkisë Vlorë për pjesën e mbetur të mandatit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




