Zgjedhjet në universitetin e Korçës- Nis fushata zgjedhore, një pjesë e kandidatëve të vetëm në garë

Sociale | 2 vite më parë

Çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetin “Fan Noli” në Korçë, Një gjë e tillë është bërë me dije nga Artur Prifti, sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor, i cili tha se në këtë proces kanë të drejtën e votës 150 pedagogë dhe afro 3000 studentë.

“Duke filluar nga data e sotme  deri në datën 19 të gjithë kandidatët kanë të drejtën për të kryer fushatën zgjedhore, takimet e tyre me stafin akademik dhe studentët të cilët janë dhe votuesit e tyre në fakultete dhe në rang universiteti”, tha Artur Prifti, Sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera në dy prej katër fakulteteve që ka universiteti i Korçës, kandidatët janë në garë pa rivalë, i pyetur për këtë Prifti sqaron se për të qenë fitues kandidati duhet të sigurojë mbi 50% të votave.

“Për këto kandidate fleta e votimit do të ketë variantin pro ose kundër që do të thotë për këtë kandidat do të jenë pro ose jo”, tha Prifti.

E njëjta formulë është edhe për organet dhe autoritetet e tjera drejtuese të këtij universiteti, në rastet kur kandidatët janë të vetëm në garë. Zgjedhjet do të mbahen në datën 21 qershor.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme