Zgjidhte arbitrat sipas preferencës së Inter-it dhe s’ndiqte protokollin e VAR-it, Rocchi vetëpezullohet nga detyra!

Itali | 6 muaj më parë

Futbolli italian është nën një trysni të lartë pas skandalit të fundit lidhur me arbitrat, i cili mund të ndikojë në të ardhmen e Federatës Italiane të Futbollit.

Përzgjedhësi i arbitrave Gianluca Rocchi akuzohet se ka caktuar në ndeshjet e Inter-it, xhaketat e zeza, të cilat preferoheshin nga skuadra milaneze. Ai gjithashtu akuzohet se nuk ka ndjekur edhe protokollin e VAR. Në një ndeshje mes Udinese-s dhe Parma-s ka prova se Rocchi ka ndikuar në vendimet që janë marrë mes dhomës së VAR dhe

kryesorit të garës.

Mbrëmjen e kaluar ai është vetëpezulluar prej detyrës që mban me motivin për të mos penguar hetimet e nisura nga Prokuroria e Milano-s. Sipas medieve italiane fakti që përzgjedhësi i arbitrave të Serie A dhe B nuk është më në detyrë atëherë Komiteti Olimpik Italian do të marrë kontrollin e Federatës Italiane të Futbollit për një periudhë të pacaktuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme