Ziraat Bank nis aktivitetin në Shqipëri/Investim forcon bashkëpunimin ekonomik dhe krijon mundësi të reja sipërmarrjen
Banka turke Ziraat ka hapur zyrtarisht degën e saj në Tiranë, në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Barış Ceyhun Erciyes, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe zyrtarë të qeverisë turke dhe drejtues të bankës.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe zëvendësministri turk i Thesarit dhe Financave, si dhe drejtori i përgjithshëm i Ziraat Bank, Alpaslan Çakar.
Ziraat Bank është një nga institucionet financiare më të mëdha dhe më të vjetra të Turqisë, me mbi 160 vjet histori dhe një rrjet të gjerë aktiviteti në tregjet ndërkombëtare. Me hyrjen në tregun shqiptar, banka synon të mbështesë zhvillimin e sektorit bankar, të lehtësojë financimin e individëve dhe sipermarrjes, si dhe të nxisë investimet dhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Autoritetet e pranishme e vlerësuan hapjen e degës si një tjetër dëshmi të forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Prania e Ziraat Bank pritet të rrisë konkurrencën në tregun bankar shqiptar dhe të krijojë mundësi të reja financimi për sipërmarrjen dhe investitorët.
Gazetar: Omer Saraci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




