Zjarr në fushën e Lazaratit pranë pompës së ujit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një zjarr ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit. Ngjarja është raportuar rreth orës 00:10 nga administratori i fshatit Lazarat pranë Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur grupi i shërbimit zjarrfikës, i cili ka konstatuar se flakët po përhapeshin dhe rrezikonin të merrnin përmasa më të mëdha.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve. Pas disa orësh pune, zjarri është shuar plotësisht rreth orës 02:45.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri është konstatuar në afërsi të së njëjtës zonë ku, vetëm tre ditë më parë, ishte regjistruar një tjetër vatër zjarri. Edhe në rastin e mëparshëm, zjarri kishte rënë gjatë orëve të vona të natës.
Kjo ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm. Megjithatë, mbetet në dorë të organeve ligjzbatuese për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar me dashje dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




