Zjarr në magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset një punonjës nga Kenia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:00 në ambientet e subjektit me administrator shtetasin S. M., ku zjarri ka nisur në një hapësirë të përdorur për gatim për punonjësit. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një bombul gazi.
Si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën një shtetas rreth 25 vjeç nga Bangladeshi, i identifikuar me inicialet O. M.. Ndërsa një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, i identifikuar me inicialet Ch. Ch., është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.











