Zjarr në një banesë në Serbi, humbin jetën gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë

Gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë, humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në veri të Serbisë. Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit, në Novi Sad, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit Beograd të vendit.
Televizioni shtetëror serb RTS raportoi se të gjitha viktimat kishin ndërruar jetë që para se ekipi i emergjencës të shkonte në vendngjarje. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç u shpreh në një deklaratë se gjetjet fillestare të hetimit sugjeronin se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një skuter elektrike që kishte qenë duke u karikuar.
Fëmijët që kanë humbur jetën ishin të moshës nga 2 deri në shtatë vjeç. Policia ndërkohë po punon për identifikimin zyrtar të viktimave, por mendohet se të gjithë ishin anëtarë të familjes së regjistruar në adresën e banesës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




