Zjarret në vend, Rama: Situata është përmirësuar, në tërë Europën Jugore digjen mijëra vatra

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm (14 gusht) mbi situatën e zjarreve në vendin tonë, duke bërë me dije se situata është përmirësuar. Rama shkruan në rrjetin social Facebook se në të gjithë Europën Jugore ka pasur mijëra vatra zjarri nga Spanja deri në Turqi, ndërsa thekson se forcat zjarrfikëse, të ushtrisë e vullnetarë mbeten në gatishmëri të lartë për çdo situatë rreziku e të papriture që mund të ketë në vendet e prekura nga zjarri në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES  dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme