Zjarret përfshijnë jugun e Francës, 1 i vdekur, 9 të plagosur

Botë | 1 vit më parë

Një zjarr masiv ka përfshirë rajonin Aude, në jug të Francë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e nëntë të tjerëve, mes të cilëve 7 forca zjarrfikëse.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 11 000 hektarësh, ndërsa janë djegur edhe disa shtëpi.

Prefektura e Aude tha se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe humbjes së zonave natyrore mbrojtëse si vreshtat.

“Zjarri po lëviz nëpër një zonë ku të gjitha kushtet janë të përshtatshme që ai të përhapet. Ne po monitorojmë skajet dhe pjesën e pasme të zjarrit për të parandaluar shpërthimet e tij. Ky zjarr do të na mbajë të zënë për disa ditë. Është një operacion afatgjatë ku do bashkohen edhe forcat ajrore”, tha Lucie Roesch, sekretare e përgjithshme e prefekturës Aude.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë 1,820 zjarrfikës, ndërsa 2,500 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas autoriteteve, disa fshatra mbeten ende në rrezik. Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se të gjitha burimet shtetërore janë mobilizuar për të luftuar flakët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme