Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë të FA të angazhuar, situata nën kontroll

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme