Zjarri përfshinë Dukatin, zjarrfikësit dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve
Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat.
Zjarri është pikasur nga disa banorë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Ndërkohë, edhe vetë disa banorë janë nisur drejt zonës, raporton gazetarja e RTSH Afrovita Hysaj.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi disa vatra janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e Dukatit.
Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga autoritetet për të vënë nën kontroll situatën, ndërsa flakët po përparojnë në një zonë të mbushur me shkurre.
Sipas raportimit, zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, por ndërhyrja me automjete është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Kujtojmë se fshati Dukat ndodhet në afërsi të Parkut të Llogarasë, një zonë me rëndësi të veçantë natyrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



