Zjarri te pallati pranë QSUT-së, lirohen 4 të arrestuarit

Aktualitet | 7 muaj më parë

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka liruar nga burgu 4 të arrestuarit për zjarrin që përfshiu pak ditë më parë pallatin 12-katësh pranë QSUT-së, ku 30 banesa u shkrumbuan dhe disa persona mbetën të lënduar.

Gjykata vendosi të lërë në detyrim paraqitje inxhinierin e kompanisë Enver Ademi, kontraktorin e fasadës së objektit Altin Furtuna, menaxheren e marketit Razie Sula dhe administratorin e pallatit Agron Cara.

Këta persona u arrestuan dy ditë më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Zjarri dyshohet se nisi në ambientin e pasmë të marketit (në katin e parë të pallatit), ku ishin grumbulluar mbetje dhe ku nuk janë marrë masat e nevojshme për pastrimin e tyre. Pallati u përfshi nga flakët pasditen e 14 prillit, ndërsa aksioni gjithëpërfshirës i zjarrfikësve, emergjencave civile, policisë, forcave Renea bëri të mundur që të mos kishte asnjë jetë të humbur

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme