Zogaj në “Trialog”: Kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave mbështeten në hapësira ligjore

Politikë | 9 muaj më parë

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi debatin mbi pagat e gjyqtarëve dhe kuadrin ligjor që rregullon rritjen e tyre.

Sipas Zogajt, sistemi aktual i pagave funksionon mbi bazën e referencave që ndikojnë njëra-tjetrën, por gjyqtarët kanë konstatuar se paga e tyre nuk është rritur sipas këtij mekanizmi.

Për këtë arsye, ata i janë drejtuar një institucioni tjetër kompetent për zgjidhjen e çështjes.

Zogaj theksoi se sa herë që ekzistojnë hapësira ligjore për përfitime, do të ketë gjithmonë individë që do t’i shfrytëzojnë ato, duke shtuar se në këtë rast gjyqtarët e shohin kërkesën e tyre si të justifikuar ligjërisht.

“Këtu kemi një sistem ose një legjislacion ku pagat rrisin njëra tjetrën pastaj mbi përqindjen mbi referencat dhe ata kanë konstatuar se paga e tyre nuk është rritur me këtë sistem., mbi bazën e referencave që ata e mendojnë se janë të ligjshme. Dhe i janë drejtuar një institucioni tjetër që ka tagër për ta zgjidhur çështjen. Kudo ku ka hapësira ligjore për të përfituar diçka do këtë gjithmonë njerëz që do ta kërkojnë. Në këtë rast gjyqtarët mendojnë se hapësirat ligjore i justifikon që të bëjnë këtë kërkesë”, u shpreh Zogaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme