Zuppi: Fotoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë mbi dëbimin e emigrantëve, duhet të na acarojë si të krishterë

Botë | 2 vite më parë

“Një imazh si ky, si të krishterë, duhet të na acarojë instinktivisht. Ka një problem dinjiteti, respekti, vëmendjeje ndaj të tjerëve. Ne po humbasim njerëzimin”.

Kështu ka deklaruar Kardinali Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i CEI, për foton e emigrantëve të lidhur me zinxhirë që po dëboheshin, publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Deklarata u bë gjatë dialogut në Bazilikën Romake të Santa Maria në Trastevere me gazetarin Ferruccio De Bortoli, në kuadër të Jubileut të Komunikimit. ANSA

Imazhet e postuara nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme