Zyrtare: Ardon Jashari vishet kuqezi

Itali | 1 vit më parë

Telenovela mbaroi dhe tashmë është zyrtare: Ardon Jashari është lojtar i ri i Milanit. Klubi kuqezi e njoftoi lajmin me deklaratën e mëposhtme:

“AC Milan njofton blerjen e përhershme të lojtarit Ardon Jashari nga Club Brugge. Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2030.”

Jashari mbërriti te Milani pas negociatave të gjata me Club Brugge. Të dy klubet arritën një marrëveshje dje, me vlerë 34 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse, sipas burimeve nga klubi, megjithëse raportet nga Belgjika sugjerojnë shifra pak më të larta.

Siç u njoftua, lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2030, dhe paga e tij do të jetë 2.5 milionë euro neto në sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme