Zyrtare, Barça kthehet në Camp Nou më 7 nëntor

Spanjë | 1 vit më parë

Barcelona po hedh një hap të madh drejt rikthimit në “Camp Nou”. Klubi katalan, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se, të premten, më 7 nëntor në Camp Nou do të mbahet një seancë stërvitore e hapur para tifozëve, të cilët mezi prisnin të ktheheshin në shtëpi.

Kjo seancë, e cila do të ndiqet prej 23.000 mijë spektatorësh, do të shërbejë gjithashtu si një test teknik dhe operacional për të verifikuar funksionimin e duhur të sistemeve, pikave të aksesit dhe aspekteve të ndryshme të strukturës, si pjesë e procesit gradual të rihapjes së stadiumit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme