Zyrtare: Maurizio Sarri, trajneri i ri i Atalantës

Atalanta ka njoftuar zyrtarisht Maurizio Sarrin si trajnerin e saj të ri. Ish-trajneri i Lazios ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon plus bonuse.
“Familjet Percassi dhe Pagliuca, dhe i gjithë klubi, i urojnë mirëseardhje të ngrohtë z. Sarri në familjen zikaltër”, thuhet në faqen e internetit të klubit.
Kontrata u nënshkrua në kohën e drekës, kur Sarri, i cili zëvendëson Palladinon e shkarkuar, mbërriti në Zingonia për të filluar aventurën e tij të re.
Në Bergamo, ai ribashkohet me Cristiano Giuntolin, drejtorin sportiv me të cilin kishte punuar më parë te Napoli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



