Zyrtare/ Zgjidhet emri i ri për kreun e BKH-së, komisioni i propozon KLP-së, Joni Ketën

Komisioni i Përzgjedhjes ka përmbyllur sot procesin për caktimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përfundim të mbledhjes, komisioni ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) emërimin e Joni Keta në krye të këtij institucioni kyç të drejtësisë. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, më 26 nëntor 2025.
Sipas njoftimit për shtyp, procesi i përzgjedhjes është monitoruar nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.
Tashmë, fjala e fundit i mbetet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pritet të zyrtarizojë emërimin e Ketës. Nëse miratohet, Joni Keta do të marrë drejtimin e BKH-së për një mandat 5-vjeçar, me detyrën kryesore hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




