Zyrtare: Redon Xhixha rinovon kontratën me Tiranën

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Tani nuk ka më dyshime: Redon Xhixha rinovon kontratën me Tiranën. Sulmuesi 27-vjeçar që u rikthye te bardheblutë gjatë merkatos së janarit ka vendosur që të qëndrojë në kryeqytet.

“Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi bardheblu.

Sulmuesi u aktivizua në 15 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit dhe kontribuoi me 5 gola dhe 3 asiste, duke ndihmuar bardheblutë që të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme