Zyrtare: Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Kombëtarja | 1 vit më parë

Tashmë është zyrtare: sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd. Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim nga federatat respektive, është UEFA, që në faqen e vet zyrtare në internet njofton se kjo ndeshje do të luhet në “Duboçica” në Leskovac.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet aty ku ishte programuar fillimisht, në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, sepse duket se UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovac.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe është e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe vendimtare për vendin e dytë në Grupin K.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme