1 milion vizitorë në Alpe – Viti më i mirë për turizmin në zonat e mbrojtura

Aktualitet | 2 vite më parë

Mbi 1 milion turistë kanë vizituar zonat e mbrojtura në Rajonin e Shkodrës.

Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tregon se ky vit ishte më i miri për turizmin.

“Për fatin e mirë Alpet e Shkodrës tashmë janë shpallur Park Kombëtar dhe po bëhet 3 vjet dhe promovimi i tyre, iniciativa e rinisë si dhe vëmendja e qeverisë ka pasur një shtim të numrit të turistëve”, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i Zonave të Mbrojtura, Shkodër.

Turistët e huaj kanë vite që nuk u ndahen Alpeve, për zonat e mbrojtura risi këtë vit ka qenë rikthimi vizitorëve vendas.

“Mund të themi me statistika që vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve vendas”, u shpreh Dardha.

Tashmë Alpet prej javësh janë zbardhur nga dëbora. Manteli i bardhë pritet të rrisë fluksin e rezervimeve edhe në këto ditë të fundvitit thotë Dardha. Theth-Valbonë vijojnë të mbajnë numrin më të lartë të vizitueshmërisë përgjatë 2024-trës.

Gazetare: M. Gjoni

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme