11 emigrantë të paligjshëm arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, AMP nis hetimet

Aktualitet | 2 vite më parë

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për këtë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qenë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë këta persona janë te kapur me heret nga autoritetet shqiptare në tentative për të kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra e mbyllur për te huaj, Karreç ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.

Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme